Friday, September 20, 2024

Abissnet Superiore-Java e gjashtë luhet në dy ditë, e shtunë dhe e dielë

Lexo

Superiorja mbylli mbrëmjen e djeshme ndeshjet e javës së 5-të të saj,teksa tashmë menjëherë është kthyer vëmendja nga sfidat e radhës. Duele mjaft spektakolare janë në program,ku gjithcka kulmon e derbin e kryeqytetit.

Në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 6-të të kampionatit shqiptarë. Kështu të shtunën do të luhen dy ndeshje. Skënderbeu-Laçi do të ngrej siparin e kësaj jave,sfidë kjo që do të startojë në orën 17:00 dhe luhet në Korçë.

Ndërkohë rikthehen emocionet e një prej ndeshjeve më me rivalitet në futbollin shqiptarë. Partizani-Tirana do të përplasin “brirët” mes tyre në derbin e kryeqytetit,sfidë kjo që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:00.

Ditën e dielë do të luhen 3 përballjet e tjera. Në orën 17:00 do të duelojnë mes tyre Vllaznia dhe Bylis,sfidë kjo që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Në orën 20:00 do të luhet paralelisht në “Elbasan Aren” dhe në “Niko Dovana”.

Në Elbasan do të sfidohen mes tyre Elbasani dhe Egnatia,ndërsa në Durrës do të duelojnë mes tyre Teuta dhe Dinamo.

Të shtunën

Skënderbeu-Laçi(17:00)

Partizani-Tirana(20:00)

Të dielën

Vllaznia-Bylis(17:00)

Elbasani Egnatia(20:00)

Teuta-Dinamo(20:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img