Thursday, September 18, 2025

Abissnet Superiore-Java e katërt luhet në dy ditë(e shtunë dhe e dielë). Të mërkurën, ndeshja e prapambetur, Teuta-Dinamo

Lexo

Kampionati “Abisnet Superiore” do të rikthehet sërish në fushë në fundjavë, aty ku ekipet do të zbresin në fushë të shtunën dhe të dielën, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së katërt të kampionatit.

Por, më herët, në mesjavë, sektori ni garave pranë FSHF, ka vendosur të luhet ndeshja e prapambetur e javës së parë të Superiores, Teuta-Dinamo, përt shkak të angazhimit të dinamovitëve në Kupat e Europës. Sfidë kjo ë do të luhet të mërkurën në stadiumin “Niko Dovana” të Durërsit duke nisur nga ora 15:00

Sa i përket javës së katërt, duelet e të cilës pritet të jetw  mjaft spektakolare, me përballje interesante dhe shumë të luftuara që jan në program.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje dhe gjithë vëmendja do të jetë në Rrogozhinë dhe Tiranë.

Në “Egnatia Arena” përplasin brirët mes tyre Egnatia dhe Tirana, takim që është parashikuar të startoj në orën 19:00.

Paralelisht do të luhet edhe dueli mes Partizanit dhe Elbasanit në “Arenën e Demave”.

Ndërkohë të dielën do të sfidohen mes tyre Vora-Flamurtari në orën 16:00, duel që do të luhet në Laç.

Në orën 19:00 do të startojnë paralelisht Dinamo-Bylis në “Elbasan Arena” dhe Teuta-Vllaznia në “Niko Dovana”.

Kalendari i javës së 4-të Abissnet Supertiore

Të shtunën

Egnatia-Tirana(19:00)

Partizani-Elbasani(19:00)

Të dielën

Vora-Flamurtari(16:00)

Teuta-Vllaznia(19:00)

Dinamo-Bylis(19:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img