Saturday, October 19, 2024

Abissnet Superiore -Java e nëntë/Sot tre duelet e para: Laçi-Vllaznia, Tirana-Dinamo, Egnatia-Teuta

Lexo

Ditën e sotme rikthehen emocionet e superiores. Skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 9-të të kampionatit,që është njëkohësisht edhe ndeshja e fundit e fazës së parë.

Kështu do të luhen tre duele mjaft interesante,ku gjithçka do të kulmoj me derbin e kryeqytetit. Në orën 14:00 do të luhet në Rrogozhinë,Laç dhe Vlorë.

Egnatia pret Teutën në stadiumin “Egnatia Arena”,duel ky ku du ekipet do të kërkojnë vazhdimësinë në kampionat. Paraelisht do të sfidohen mes tyre edhe Laçi me Vllazninë. Si kurbinasit ashtu edhe shkodranët do të tentojnë rikthimin te fitorja,ndërsa te bardhezinjtë do të debutojë në stol Françesko Morieri.

Ndërkohë e gjithë vëmendja e ditës së sotme do të jetë në Vlorë,aty ku do të luhet derbi i kryeqytetit. Tirana dhe Dinamo do të përplasin brirët mes tyre në stadiumin “Flamurtari”. Blutë e Ilir Dajës vijnë në këtë përballje si forcë e 4 e kampionatit,teksa kanë grumbuluar 14 pikë,ndërsa nga ana tjetër bardheblutë e Bledi Shkëmbit ndodhen në vendin e 7-të me 9 pikë pas 8 sfidash.

Kalendari i ndeshjeve të sotme të Superiores

Laçi-Vllaznia(14:00)

Tirana-Dinamo(14:00)

Egnatia-Teuta(14:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img