Laçi-Dinamo dhe Teuta-Vllaznia, janë dy sfidat që do të luhen ditën e sotme në kuadrin e javës së 11-të të kategorisë Superiore. Përballja e çiftit të parë luhet pas pak, në orën 13:45 në stadiumin e Laçit, ku për vendasit trajneri Mirel Josa ka bërë të ditur edhe formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Dajsinani, Roganoviç, Ignjatovic, Malota, Ziko, Shehi, Deliu, Lushkja, Zarubica, Mazrekaj, Guindo. Këto janë emrat e formacionit të parë të kurbinasve, ndërkohë që në kampin e dinamovit, tekniku Blendi Shkëmbi ka vendosur ta fillojë lojën me këtë formacion:Bakaj, Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski, Demiri, Samake, Mihana, Ibraimi, Skuka, Chinedu.
Sfida tjetër, po aq e rëndësishme e kësaj jave, Teuta-Vllaznia, starton në orën 16.45 dhe do të luhet në fushë asnjanëse, në “Elbasan Arena” për shkak se durrsakët vazhdojnë të vuajnë mungesën e stadiumit të tyre “Niko Dovana” për shkat të punimeve në tapetin e gjelbërt të këtij impianti.
Kuqeblutë, të cilët gjatë dy ditëve të fundit janë stervitur në kompleksin sportiv Tropikal të Durrësit, kanë gati formacionin e parë, që duke ruajtur ndonjë ndryshim minimal të minutave të fundit nga trajneri Brdariç, do ta fillojnë lojën me këto emra: Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, A.Hoxhaj, Mustedanagic (Da Silva), Latifi, Aralica.
Ndërsa, në kampin durrsak, Teuta, e cila pas dorëheqjes së trajnerit Edi Martini do të drejtohet nga Renato Arapi, ish kapiten sezonin e kaluar dhe më pas drejtor teknik, pritet të luajë me këtë formacion: Qirko, Idrizaj, Selmani, Ivanovic, Jackson, Daja, Acquah, E.Vila, Kallaku, L.Vila, Gjorgjev.