“Abissnet Superiore” luhet në tre ditë. Nis sot me duelin Teuta-Kukësi, ora 17:45 në “Niko Dovana”

Java e katërt e Abissnet Superiore o të luhet të ndara të tre ditë. Ajo nis sot me duelin Teuta-Kukësi, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, duke filluar nga ora 17:45. Vijon nesër më dy ndeshjet e tjera Kastrioti-Tirana që zhvillohet në stadiumin e Kamzës dhe Egnatia-Vllaznia, sfida këto, të cilat që të dyja nisin në orën 15:00.

Java e katërt mbyllet me dy ndeshjet e datës 11 shtator e më konkretisht Laçi-Bylis, që nis në ora 15:00 në stadiumin e Laçit dhe Partizani-Erzeni që nis në ora 17:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sa i takon ballafaqimit të sotëm që luhet në “Niko Dovana”, e veçanta është se edhe pse kemi të bëjmë me dy skuadra të investuara për trofe, ato mbyllin tabelën e klasifikimit. Durrsakët me vend të parafundit me dy pikë dhe Kukësi i fundit me vetëm 1 pikë.

Është kjo arsyeja që në të dy kampet përkatëse, drejtuesit e tyre kërkojnë patjetër fitoren tre pikëshe. Madje, Teuta pikërisht për këtë fakt ka zëvendësuar trajneri, ku në vend të Renato Arapit të larguar është emëruar korçari Blendi Shkëmbi.

Mungesa e rezultateve ka vënë në rrezik edhe trajnerin e Kukësit, Skënder Gega, i cili mësohet të jetë paralajmëruar nga presidentit Safet Gjici, që në rast mungesës së një rezultati pozitiv në këtë ndeshje do të ketë ndërhyrje në staf.

Burime pranë FSHF-së, bëjnë të ditur se drejtësinë në këtë ndeshje do ta vendosë gjyqtari nga Patosi, Olsid Ferataj, i cili do të ketë ndihmës Rejdi Avdi dhe Astrit Mahmuti nga Tirana dhe Elbasani. Ndërsa në sistemin VAR do të jenë Enea Jorgji dhe Emigres Ganxhi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu