Sunday, October 26, 2025

Abissnet Superiore mbyll javën e 11-të. Kryesojnë Partizani dhe Vllaznia me nga 20 she 18 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të kuqtë kryesojnë kampionatin me 20 pikë, ndjekur nga kuqeblutë me dy pikë më pak

Kampionati “Abissnet Superiore” ka luajtur ndeshjet e javës së 11-të, ku spektakli nuk ka munguar në të pesta sfidat.

Të mërkurën u luajtën tre ndeshje, ndërsa java u mbyll pasditen e sotme me sfidat Dinamo City – Bylis dhe Teuta – Elbasani. Dinamo City barazoi 1-1 me Bylis ndërsa takimi mes Teutës dhe Elbasanit u mbyll pa gola.

Në sfidat e luajtura ditën e mërkurë, Vllaznia mundi Tiranën me shifrat 3-4, ndërsa Laçi mori tre pikë shumë të vlefshme pasi fitoi në shtëpi ndaj Egnatias 2-0. Fitore edhe për ekipin e Partizanit, që mposhti në transfertën e Korçës skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 0-2.

Të kuqtë e kryeqytetit kryesojnë kampionatin “Abissnet Superiore” me 20 pikë pas 11 ndeshjesh të luajtura.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img