Mbyllet në barazim pa gola 0-0, pjesa e parë e ndeshjes, Kastrioti-Vllaznia. Takim që po luhet në stadiumin e Kamzës që pres orës 17:00. Kuqeblutë patëqn epërsi gjatë të gjithë minutave të pjesës së parë, ku nuk munguan edhe rastet për shënim, por pa konkluduar në shënimin e golit.
Në ndeshjen tjetër që po luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, TIRANA-KUKËSI, kuksianët janë në avantazh 0-1 me një autogol të shënuar nga bardheblutë në portën e tyre me anë të Behiratçe në minutën e 35-të.
Me këto rezultate, nëse qëndrojnë në fuqi deri në fund të ndeshjeve përkatëse, Kukësi mbetet në vendin e katërt dhe Vllaznia në të pestin, duke humbur mundësinë të kualikohet në Europë përmes kampionatit.
Në tre ndeshjet e tjera janë regjistruar këto rezultate:
LAÇI-PARTIZANI 1-2
Zylfiu 8′ / Stenio Zhunior 32′, Murataj 42′
SKËNDERBEU-TEUTA 0-0
KASTRIOTI-VLLAZNIA 0-0
EGNATIA-DINAMO 1-0