Java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani. Supersfida e luajtur mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Arena Kombëtare” përfundoi në barazim 0-0. Në ndeshjet e tjera të luajtura, të premten dhe të shtunën, pas një ecurie negative në kampionat, Bylis u rikthye te fitorja në shtëpi. Ballshiotët fituan ndaj Vllaznisë 1-0.
Dinamo City u rikthye te fitorja, pasi mposhti Teutën me rezultatin 2-0, ndërkohë që Egnatia mori fitoren e radhës ndaj AF Elbasanit. Kampionët në fuqi dominuan në shtëpi dhe fituan me rezultatin 3-1.
Laçi mposhti në shtëpi Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0. Goli i shënuar në pjesën e parë nga Kouame vulosi fitoren për bardhezinjtë.
Pas javës së 15-të Kategorinë Abissnet Superiore, e kryeson Partizani me 28 pikë i ndjekur nga Egnatia mje 26, Vllaznia dhe Dinamo, renditen në vendin e tretë dhe të katërt me 25 dhe 24 pikë, duke formuar katërshen e parë.
Elbasani, Teuta, Elbasani, Laçi, përbëjnë katërshën e dytë, respektivisht, me 18, 17, 16 dhe 15 pikë duke lënë në fund, Skënderbeun dhe Bylis me nga 13 pikë secili.