Ka përfunduar java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt të “Abissnet Superiore”. Të gjitha ndeshjet u luajtën në orën 15:30.
Në “Arenën e Demave”, Partizani triumfoi ndaj AF Elbasanit me rezultatin 2-0 dhe siguroi një vend në “Final Four”.
Bylisi siguroi mbijetesën pasi mposhti Skënderbeun në Korçë me rezultatin 1-2.
Tirana mundi Dinamo City-n në “Arena Egnatia” 2-0, ndërsa Vllaznia barazoi 1-1 me Laçin në “Loro Boriçi”.
Sfida tjetër, Teuta – Egnatia, në “Niko Dovana” u mbyll me fitoren e durrsakëve 2-1.