Monday, January 19, 2026

Abissnet Superiore-Me duelin e sotëm, Skënderbeu-Vllaznia, nis javë e 9-të. Nesër dhe pasnesër ndeshjet e tjera

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndeshjet e vlefshme për javën e 9-të të Superiores, nisin sot me ndeshjen e parë që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”, Skënderbeu-Vllaznia duke nisur që nga ora 17:00. Ky është dueli i vetëm për ditën e sotme, ndërkohë që ballafaqimet e tjera vijojnë të dielën dhe të hënën. Korçarët dhe shkodranët do të përpalsin “brirët” mes tyre për 3 pikët e kesaj jave, ndërsa luftojnë në distancë me ekipet e tjera për një vend në “Final-Four”.

Kukësi-Laçi do të luhet të dielën në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 14:00. Verilindorët do të tentojnë rikthimit te fitorja,teksa Stavri Nica do të vihet përballë ish-skuadrës së tij që tashmë drejtohet nga Mirel Josa. Po në këtë ditë do të luhet edhe dueli mes Dinamos dhe Teutës. Në “Elbasan Arena” ekipet do të kërkojnë 3 pikët duke nisur që nga ora 17:00,teksa është një duel direkt për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Ndërkohë të hënën do të luhen dy përballjet e tjera. Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” Egnatian. Bardheblutë pas humbjes në derbi kanë detyrim vetëm fitoren,teksa përballë do të ken ë kryesuesit e kampionatit. Rrogozhinasve nuk iu lejohen hapat fals,pasi në të kundërt do të rrezikonin vendin e parë.

Sfida e fundit e kësaj jave do të jetë mes Erzenit dhe Partizanit. Një duel mjaft interesant që do të luhet në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 17:00. Ashtu si shijakasit edhe demat vijnë pas fitoreve dhe në duelin mes tyre synojnë një tjetër rezultat pozitiv.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img