Partizani dhe Egnatia do të zbresin në fushë ditën e sotme,për të vendosur fituesin e titullit kampion për sezonin 2023-2024. Takimi do marrë jetë në orën 19:00 te stadiumi “Air Albania”.
Kjo ndeshje shkruan historinë në futbollin shqiptar, si e para finale në “Final Four”. Kujtojmë se po ashtu fitimet për këdo nga klubet që fiton do të jenë të larta. Kështu klubi kampion pritet të arkëtojë më shumë se 1 milionë euro bashkë me fitimet nga turet europiane.
Të dyja klubet e mbyllën sezonin e rregullt duke ndarë dy vendet e para me pikë të barabarta. Egnatiia qëndroi kryesuese,pasi kishte avantazhin e ndeshjeve direkte ndaj Partizanit.
Kanë mbetur edhe pak orë nga ndeshja dhe stafet e të dyja skuadrave nuk kan dilema për formacionin titullar. Dhe pse çdo gjë mbahet sekrete,pritet të mos ketë ndryshime nga ndeshjet gjysmëfinale.
Kështu Partizani do i besojë fitores ndaj Skënderbeut. Tek Egnatia i besojnë titullarëve që eleminuan Vllazninë.
Egnatia(3-5-2):Sherri,Xhemajli,Malota,Dylis,Fangaj,Aleksi,Fernando,Zejnullai,Ndreca,Montenegro,Ibrahimoglu Trajner:Edlir Tetova
Partizani(4-3-3):Qirko,Atanaskoski,Sota,Sembene,Hadroj,Maget,Murataj,Rrapaj,Skuka,Mba,Bintsuka Trajner:Orges Shehi
Gjyqtarë:Antoni Tejlor,Adam Nun,Geri Besuik(Angli),Enea Jorgji(Elbasan) Var:Robert Xhons(Angli) Avar:Kreshnik Bajramaj(Tiranë) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Sokol Jareci(Tiranë).
Fatos LAMAJ