Abissnet Superiore- Në mesjavë, nis faza e katërt. Vllaznia-Partizani dhe Egnatia-Dinamo, të mërkurën ora 16:30. Një mini “Final-Four” mes katër skuadrave të para të renditje

Faza e katërt e Superiores do të zhvillohet gjatë kësaj mesjave, për shkak të ngjeshjes së kalendarit që ka bërë FSHF. Dhe kjo ngjeshje padyshim që do krijojë jo pak probleme, sidomos duke llogaritur se faza nis me një mini “Final-Four”.

Të mërkurën, Egnatia e vendit të parë do të presë Dinamon e vendit të dytë, ndërsa Vllaznia e vendit të tretë, do të pres Partizanin e vendit të katërt, sfida direkte të cilat mund të jenë përcaktuese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm dhe ndarjen e pozitave në katërshe. Dy sfidat do të luhen paralelisht në orën 16:30.

Ndërkohë, të enjten ndeshjet nisin me një duel direkt për mbijetesën mes Bylisit dhe Teutës në orën 13:30, ndërsa më pas është dueli Elbasani-Skënderbeu, që intereson si për pjesën e poshtme të tabelës, ashtu edhe për luftën e verdhebluve për ngjitjen në katërshen e parë.

Në orën 16:30 në teori duhet të zhvillohet edhe ndeshja mes Tiranës dhe Laçit, por nuk është vendosur ende përfundimisht orari për shkak të mungesës deri tani të një impianti për të luajtur këtë ndeshje ku bardheblutë janë pritës.

Të mërkurën

Egnatia-Dinamo(16:30)

Vllaznia-Partizani(16:30)

Të enjten

Bylis-Teuta(13:30)

Elbasani-Skënderbeu(16:30)

Tirana-Laçi (e pa përcaktuar)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu