Rezultatet e javës së 20-të të Abissnet Superiore kanë fiksuar në krye të renditjes me pikë barabarta. Ato janë, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia me nga 34 pikë. Me vetëm një pikë më pas, në vendin e katërt kampionia në fuqi e Superiores, Egnatia, ndërkohë që tërheq vemendjen Elbasani, i cili pas fitores ndaj një rivali direkt si Teuta pozicionet në vendin e pestë me 28 pikë, pesë më pak sesa vendi i katërt duke kërcënuar për t’u përfshirë në katërshën e parë finaliste të kampionatit.
Humbja me Elbasanin e la Teutën në vendin e gjashtë të renditjes në kuotën e 23 pikëve duke u pozicionuar kështu në mesin e artë të tabelës së klasifikimit.
Pas Teutës, vjen grupi i skuadrave të “zonës së ftohtë” që kërcënohen për rënien nga Superiorja, duke filluar me Bylisin e vendit të shtatë që është në kuotën e 21 pikëve, dhe treshen e fundit, Laçi, Tirana, Skënderbeu, përkatësisht me nga 20, 18 dhe 16 pikë.