Java e 30-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Dinamo City dhe Partizani – Teuta.
Në “Elbasan Arena”, sfida mes AF Elbasanit dhe Dinamo City përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në “Arenën e Demave”, përballja mes Partizanit dhe Teutës u mbyll pa gola 0-0.
Po sot u luajt edhe takimi Bylis – Laçi, i cili në “Adush Muça” përfundoi gjithashtu pa gola 0-0.
Të shtunën, Skënderbeu triumfoi në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-2. Ndërsa, ndeshja mes Egnatias dhe Tiranës në “Arena Egnatia” u mbyll në barazim 1-1.
Pas javës së 30-të vazhdon të kryesojë Egnatia me 54 pikëe ndjekur nga Dinamo me 51 pikë. Vendi i tretë i takon Vllaznisë me 50 pikë, ndërkohë që Partizani është i katërti me 44 pikë, 6 më pak sesa kuqeblutë. Skuadra këto, që me të gjitha gjasat do të jenë pjesë e “Final 4”.
Elbasani është i pesti me 37 pikë i ndjekur nga Laçi në vend të gjashtë me 33 pikë. Bylis me 32 pikë në vend të shtatë dhe një pikë më pak, Tirana në të të tetin.
Tabela e klasifikimit mbyllet me Skënderbeun dhe Teutën, në vend të 9 dhe të 10, që të dy me nga 30-të pikë, skuadra këto, që nëse do të jenë në këtë pozucion deri në fund të kampionatit, sezonin ardhshëm luajnë në kategorinë e parë.
