Tuesday, January 21, 2025

“Abissnet Superiore”-Shkëputet katërshja e parë, luftë e ndezur edhe për mbijetesen

Lexo

Java e 21-të e Abissnet evidentoi edhe një herë se katër skuadrat e para të renditjes, Partizani, Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia, po kalojnë një formë shumë të mirë sportive. Me fitoret e tyre në transfertë, përpos Dinamos, që edhe pse ishte pritëse, edhe ajo luajti në fushën e kundërshtarit, ato krijuan edhe më shumë shkëputjen nga skuadrat e tjera, nga vendi i pestë dhe poshtë. Tre të parat, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia janë në kuotën e 37-të pikëve, ndërkohë që Egnatia ka vetëm një pikë më pak.

Elbasani, Bylis dhe Teuta, janë tre skuadrat e mesit të të artë të tabelës së klasifikimit, të cilat mbajnë vendin e pestë, të gjashtë dhe të shtatë, përkatësisht me 28, 24 dhe 23 pikë, ndërkohë që trehsja tjetër e skuadrave të Superiores, Laçi, Tirana dhe Skënderbeu, janë skuadrat që për momentin figurojnë në zonën e mbijeteses, përkatësisht me nga 20, 18 dhe 16 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img