“Abissnet Superiore”-Sot 3 duelet e fundit të javës së 28-të: Bylis – Teuta 13:30, AF Elbasani – Skënderbeu 16:30, Tirana – Laçi 16:30

E nisur dje me dy sfidat e para, Egnatia-Dinamo 2-0 dhe Vllanzia-Partizani 2-0, java e 28-të e “Abissnet Superiore” vijon sot me tre duelet e radhës dhe të fundit të kësaj jave: Bylis – Teuta 13:30, AF Elbasani – Skënderbeu 16:30, Tirana – Laçi 16:30.

Tre ndeshje këto për tu parë, pasi secila prej tyre ka të veçantën e saj, duke nisur me derbin e mbijetesës në Ballsh, Bylis-Teuta, për të vijuar me “Elbasan Arena”, ku ekipi vendas kërkon fitoren për të sulmuar vendin e katërt në rënditje përballë një Skënderbeu që lufton për mbijete, dhe po ashtu një tjetër duel i fortë, mes bardhebluve në luftë për mbijetesen, të cilët presin kurbinasit që kanë rritje në lojrat e tyre.

Kalendari i javës së 28-të, Abissnet Superiore

E mërkurë, 5 mars
Egnatia – Dinamo City 2-0

Vllaznia – Partizani 2-0
E enjte, 6 mars

Bylis – Teuta 13:30
AF Elbasani – Skënderbeu 16:30
Tirana – Laçi 16:30

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu