Abissnet Superiore-Sot, 3 duelet e fundit të javës së 29-të: Laçi – Egnatia 13:30, Teuta AF – Elbasani 16:30, Tirana – Vllaznia 16:30

E nisur dje me dy ndeshjet e para, Dinamo City – Bylis(3-1) dhe Skënderbeu – Partizani(1-2), Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” vijon sot me tre duelet e fundit: Laçi – Egnatia, Teuta AF – Elbasani, Tirana – Vllaznia.

Sfida e parë që hap serinë e ndeshjeve të sotme është  Laçi-Egnatias, e cila nis në orën 13:30, me kurbinasit që duan rikthimin te fitorja ndërsa rrogozhinasit të mbrojnë kreun dhe të thellojnë diferencën me vendin e dytë.

Në 16:30 vëmendje shkon te klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë, ku pritet të jetë një sfidë tepër e ndezur ndërsa Teuta pret Elbasanin në “Niko Dovana”.

Kalendari i Kategorisë Superiore-Java e 29-të

E hënë, 10 mars

Dinamo City – Bylis 3-1

Skënderbeu – Partizani 1-2

E martë, 11 mars

Laçi – Egnatia 13:30

Teuta AF – Elbasani 16:30

Tirana – Vllaznia 16:30

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu