Java e 25-të e kampionatit Kategoria “Abissnet Superiore” luan sot tre duelet e para të javës së 25. Dy ndeshje janë progranuar të nisin në orën 13:30, ku kryesuesit e kampionatit, Egnatia do të presin Partizanin në “Egnatia Arena”, ndërsa Bylisi do të përballet me AF Elbasanin në stadiumin “Adush Muça”.
Çifti i tretë i ditës së sotme është një duel tjetër po aq interesant, ku përballen Vllaznia e vendit të dytë me Dinamon e katërta me pikë të barabarta me Partizanin. Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16:30, fusha pritëse e dinamovitëve në këtë sezon sportive.
Java e 25-të e Abissnet Superiore vijon ditë e dielën me dy ndeshjet e fundit. Laçi do të presë Teutën në orën 13:30, ndërsa Tirana dhe Skënderbeu do të përballen në “Elbasan Arena” në orën 16:30.
Kalendari i javës së 25-të, Abissnet Superiore
Sot
Egnatia – Partizani 15.02.2025 13:30
Bylis – AF Elbasani 15.02.2025 13:30
Dinamo City – Vllaznia 15.02.2025 16:30
Nesër
Laçi – Teuta 16.02.2025 13:30
Tirana – Skënderbeu 16.02.2025 16:30
Fatos LAMAJ