E nisur dje me dy ndeshjet e para Bylis-Teuta, e mbyllur në barazim 1-1, si dhe derbi Tirana-Partizani, takim i fituar nga Partizani me rezultatin 0 me 2, java e 15-të e Abissnet Supëriore vijion sot edhe me ndeshjet e tjera dhe të fundit për këtë javë.
Ato nisin me takimin, Egnatia-Vora, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”, i programuar për të filluar në orën 16:00. Ndërsa në orën 19:00 do të luhen dy sfidat e fundit të javës, ato Elbasani-Vllaznia dhe Flamurtari-Dinamo.
Ndeshje këto të programuara për të nisur që të dyja në orën 19:00, ku padyshim, sfida më interesante pritet të jetë ajo që do të luhet në “Elbasan Arena” mes Elbasanit kryesues me 26 pikë në tabelë dhe Vllaznisë së vendit të dytë me 25 pikë.
Në të njëjtën kohë, edhe në Vlorë pritet luftë e fortë sportive mes Flamurtarit vendas, i parafundit në renditje me 13 pikë dhe Dinamos, e pesta në renditje me 23 pikë.
Kalendari i javës së 15-të të Abissnet Superiore
Dje
Bylis – Teuta 1-1
Tirana – Partizani 0-2
Sot
Egnatia – FK Vora 16:00
AF Elbasani – Vllaznia 19:00
Flamurtari – Dinamo City 19:00
Fatos LAMAJ



