E filluar një ditë më parë me duelet, Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana, të cilat u mbyllen me fitoren e të kuqve 5-0 dhe bardhebluve 0-2, Java e 23-të e Superiores vazhdon sot me tre takimet e tjera.
Dy të parat, Laçi-Egnatia dhe Kastrioti-Skënderbeu luhen në orën 13:45, ndërsa sfida tjetër Vllaznia-Dinamo që është edhe çifti i fundit i kësaj jave do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16:45. Një duel ky mjaft interesant, ku vendasit kërkojnë fitoren tre pikëshe për të mbajtur ritmin e pretendimit për treshen e parë të skuadrave në renditje, ndërkohë që në kampin tjetër dinamovit, të cilët renditen në vendin e tetë, kërkojnë pikët e mbijetesës.
Ndeshjet e sotme të Superiores, Java e 23-të
13:45 : Kastrioti – Skënderbeu, Laçi – Egnatia
16:45 : Vllaznia – Dinamo