Abissnet Superiore-Sot, 3 takimet e fundit të javës së 27-të: Bylis-Skënderbeu(14:00), Tirana-Dinamo(17:00, Egnatia-Teuta(17:00)

E nisur ditën e djeshme me dy duelet e para, Laçi-Vllaznia 2-2 dhe Elbasani-Partizani 2-0, java e 27-të e e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë “Abissnet Superiore”, vijon sot me tre sfidat e tjera.

Gjithçka do të nis me sfidën mes Bylisit dhe Skënderbeut,takim që do të zhvilllohet në “Adush Muçaj” në orën 14:00. Një sfidë direkte mes skuadrave për mbijetesën dhe tre pikët jan mëse të detyrueshme për qëndrimin e tyre në Superiore.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Rrogozhinë dhe Elbasan. Në “Egnatia Arena” do të sfidohen mes tyre Egnatia dhe Teuta. Sfidë kjo që do të luhet nën dritën e prozhektorëve për herë të parë në stadiumin e Egnatias.

Sfida tjetër dhe që mer vëmendjen më të madhe të ditës së sotme është përballja mes Tiranës dhe Dinamos. Bardhebutë dhe Blutë do të luajnë derbin e tretë mes tyre të këtij sezoni,takim që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Një takim ku fitorja vlen më shumë se tre pikë,vlen për krenari dhe prestigj dhe pritet të jetë mjaft e luftuar.

Kalendari i ndesjeve të javës 27-të Abissnet Superiore

Dje

Laçi-Vllaznia 2-2

Elbasani-Partizani 2-0

Sot

Bylis-Skënderbeut  14:00

Tirana-Dinamo  17:00

Egnatia-Teuta  17:00

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu