Sunday, September 8, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dueli Laçi-Dinamo, ora 15:00 për javen e 6-të

Lexo

Superiorja vjen diten e sotme me nje takim. Nje sfide interesante do te luhet ne Kurbin, ku Laçi dhe Dinamo do te perplasin “briret” per 3 piket e javes se 6-te.

Kjo perballje do te startoje ne oren 15:00 dhe pritet me mjaft interes edhe nga ekipe e tjera ne renditje. Si bardhezinjte ashtu edhe blute vijne pas humbjeve ne javen e kaluar, ndersa do te synojne te rikthehen te fitorja perballe njera-tjetres.

Skuadra e Skerdi Bejzades ndodhet ne vendin e 7-te me 7 pike dhe fitorja ne sfiden e sotme do ta ngjiste ne zonen “Final-Four”. Nderkohe Dinamo ka vetem 3 pike dhe mban vendin e fundit ne klasifikim. Nje fitore ndaj kurbinasve do ta poziciononte ne vendin e 8-te.

Sipas kalendarit, java e 6-te e Superiores ka në program per te luajtr edhe nje ndeshje tjeter, derbin Partizani-Tirana, por qe me nje vendim te FSHF-se eshte shtyre per daten 19 tetor per t’u luajtur ne stadiumin kombetar “Air Albania”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img