Saturday, October 5, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy duele: Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Luhet në të njëjtën orar, 19:00

Lexo

E nisur dje me ndeshjen e mbrëmjes, Dinamo-Laçi, e mbyllur me fitoren e bluve 2-1, Java e tetë e Abissnet Superiore në RTSH vijon sot me dy duelet e tjera: Partizani-Bylis dhe  Skënderbeu-Egnatia, ballafaqime këto që do të luhen në të njëjtën orë, atë 19:00.

Të kuqtë, të cilët luajnë në  stadiumin “Arena e Demave”, vijnë me moralin lart në këtë sfidë pas fitores në javën e shkuar ndërsa ballshiotët do të kërkojnë fitoren e parë me Nevil Deden në stol.

Ndërsa në sfidën tjetër, e cila do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”,  të dyja skuadrat, korçarët vendas dhe rrogozhinasit kanë objektiv fitoren e tre pikëve.

Java e tetë e Abissnet Superiore vijon nesër me dy takimet e tjera shumë të rëndësishme: Elbasani- Vllaznia,dhe Teuta-Tirana, sfida këto që nisin që të dyja në orën 19:00.

Dje

Dinamo-Laçi, 2-1

Sot

Partizani-Bylis, ora 19:00

Skënderbeu-Egnatia, ora 19:00

Nesër

Elbasani- Vllaznia, ora 19:00

Teuta-Tirana, ora 19:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img