Sunday, November 24, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy duele të tjera: Bylis-Egnatia dhe Erzeni-Laçi. Njihuni me trupat gjykuese të këtyre ndeshjeve

Lexo

Tirana-Teuta ishte ndeshja e parë e Abissnet Superiore që u luajt dje në “Selman Stërmasi” duke u mbyllur me fitoren e thellë të bardhebluve me rezultatin 4-0. Ndërkohë, sot, Superiorja vijon edhe me dy duelet e tjera: Bylis-Egnatia dhe Erzeni-Laçi.

Në sfidën e parë që luhet në stadiumin “Adush Muça” duke filluar nga ora 15:00, takimi do të ketë këtë trup gjykues: Florjan Lata (Durrës), arbitër kryesor. Fatmir Lama (Durrës) dhe Maringlen Llukmani (Vlorë) anësorë. Adrian Beqiraj (Tiranë), gjyqtar i katërt. Andi Koçi (Tiranë)-VAR dhe Herald Lisaku (Durrës)-AVAR.

Ndërkohë, sfida tjetër Erzeni-Laçi që luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:45, do të gjykohet nga këto arbitra: Kridens Meta (Tiranë) kryesor. Arbër Zalla (Tiranë) dhe Erind Burgu (Fushë-Krujë, anësorë. Blerim Ziri (Fushë-Krujë)-arbitër i katërt. Olsid Ferataj (Patos)-VAR dhe Ilir Tartaraj (Fier)-AVAR

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img