E filluar ditën e djeshme me tre takimet e para: Vllaznia-Laçi 2-1, Partizani-Elbasani 2-2 dhe Dinamo-Tirana 2-1, java e 18-të e kategorisë Abissnet Superiore vijon me dy duelet e fundit që do të luhen në Durrës dhe Korçë, Teuta-Egnatia dhe Skënderbeu-Bylis.
Dy takime mjaftë të rëndësishme, ku katër ekipet do të zbresin në fushë në të njëjtën orë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 18-të.
Kështu në Durrës, ku në “Niko Dovana” do të sfidohen Teuta-Egnatia. Durrsakët do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, pasi iu mungon prej disa javësh. Ndërkohë nga ana tjetër rrogozhinasit synojnë të rimarrin vendin e parë në klasifikim.
Paralelisht do të luhet edhe në Korçë ora 16:30 do të sfidohen mes tyre Skënderbeu-Bylis. Një duel mjaftë interesant mes dy skuadareve që luajnë për mbijetesë dhe ndodhen në fundin e klasifikimit.
Fatos LAMAJ