Friday, January 16, 2026

Abissnet Superiore-Sot, dy duelet e fundit të javës së 19-të: Partizani – FK Vora(13:30) dhe Teuta – Dinamo City(17:00)

Lexo

- Reklamë -spot_img

E filluar dje me tre duelet e para, java e 19-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit “Abissnet Superiore” luan sot dy ndeshjet e fundit.

Sfida e parë mes Vorës dhe Partizanit, nis në orën 13:30, në stadiumin e Vorës, ku edhe pse Partizani është pritës, falë marrëveshjes mes dy klubeve në fazën e parë ku për arsye të punimeve në stadiumin e Vorës ndeshja u luajt në “Arena e Demave”, sfida e sotme do të luhet në stadiumin e ri të Vorës.

Takimi tjetër, ai në mes Teutës dhe Dinamo City, do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, prej orës 17:00.

Tre takimet e ditës së djeshme, dhanë këto rezultate:  Bylis-Tirana 0-1, Vllaznia – Egnatia 1-0 dhe AF Elbasani-Flamurtari 1-1.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 19-të Abissnet Superiore

Dje

Bylis – Tirana  0-1
Vllaznia – Egnatia  1-0
AF Elbasani – Flamurtari  1-1

Sot
Partizani – FK Vora  13:30
Teuta – Dinamo City 17:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img