Sunday, March 15, 2026

Abissnet Superiore-Sot, dy duelet e fundit të javës së 28-të: Vora – Partizani(15:00) dhe Dinamo City-Teuta(18:00)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vora – Partizani dhe  Dinamo City-Teuta janë dy përballjet e fundit që mbyllin javën e 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Sfida e parë për ditën e sotme është ajo që do të luhet prej orës 15:00 në stadiumin “Vora”, në mes skuadrës vendase  Vora dhe Partizanit udhëtues.

Ndërkohë, në mbrëmje, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Dinamo City do të përballet me Teutën, ndeshja e fundit kjo për javën e 28-të.

Duelet e javës së 28-të të Superiores kanë nisur që të premten me superduelin e mbrëmjes Egnatia – Vllaznia, takim i luajtur në “Arena Egnatia” dhe imbyllur në barazim, 0-0.

Të shtunën në calendar kanë qënë dy ndeshjet e tjera, ku Tirana priti Bylisin në stadiumin “Selman Stërmasi” duke dalë fituese me rezultatin 1 me 0. Ndërkohë, që përmes një lufte të fortë sportive në stadiumin “Flamurtari” u luajt sfida Flamurtari – AF Elbasani, ndeshje kjo e fituar nga Elbasani 1 me 2.

Kalendari i javës së 28-të Abissnet Superiore:

Pardje

Egnatia – Vllaznia, 0-0

Dje

Tirana – Bylis, 1-0

Flamurtari – AF Elbasani,  1-2

Sot

FK Vora – Partizani, 15.03.2026, ora 15:00, “KF Vora”

Dinamo City – Teuta, 15.03.2026, ora 18:00, “Air Albania”

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img