Superiorja ditën e sotme do të luaj dy ndeshjet e mbetura të javës së 32-të të kampionatit. Duele këto që do të luhen në dy orare të ndryshme.
Kështu gjithçka ditën e sotme do të startoj me duelin mes Bylisit dhe Egnatias. Takim ky që do të zhvillohet në “Adush Muçaj” në orën 15:00.
Bylis kërkon të mos rrezikoj rënien nga kategoria dhe sot luan përballë Egnatias e cila luan me marsh të parë,pasi “Final-Four” është siguruar nga ana e tyre.
Bylis:Batista,Bruno,Da Silva,Maruf,Përndreca,Berko,Peralta,Përgjoni,Abazaj,Ilieski,Ualison Trajner:Gentian Mezani
Egnatia:Dajsinani,Dylis,Fernando,Uotlai,Bakajoko,Lushkja,Zejnullai,Jahaja,Xhemajli,Sota,Kasa Trajner:Edlir Tetova
Ndërkohë në orën 18:00 do të sfidohen mes tyre Elbasani dhe Tirana. Duel që merr vëmendjen e tifozëve dhe që do të luhet në “Elbasan Arena”.
Si Elbasani dhe Tirana luajnë për të njëjtin objektiv marjen e tre pikëve. Elbasani për të shpresuar deri në fund tek ndalesa e Partizanit për të kapur vendin e katërt,ndërsa Tirana mes shumë halleve kërkon të shpëtoj një sezon të tërë,pasi aktualisht ndodhet në vendin e fundit.
Elbasani:Totoshi,Tsague,Dros,Hakaj,A.Kasa,Lajthia,Lukili,Lila,Olberkis,Qaqi,Gomes Trajner:Ivan Gvozdenoviç
Tirana:Selmani,Mici,Dembele,Soler,Përgjoni,Smaçi,Ndreca,Ernest,Gjumsi,Kola,Zharmuni Trajner:Bledi Shkëmbi
Fatos LAMAJ