Sot do te luhen dy sfida te vlefshme per javen e 29 te Kategorise Superiore. Ne Ballsh vendasit e Bylis do te presin Teutens ne nje sfide vendimtare per mbijetesen dhe zonën e ftohtë. Skuadra e Naxhi Shensoit do të kerkoj tre piket perball publikut te tyre.
Bylis renditet e parafundit dhe u be mjaft jave qe nuk marrin nje rezultat pozitiv në kampionat. Fitorja do t’ju jepte pak shpres, megjithese dalja nga zona e ftohte duket shum larg.
Nga ana tjeter Teuta me humbjen e nje jave me pare ndaj Laçit e sheh veten tashme ne zonen Play-Aut. Nje fitore do ta shpetonte ne varesi edhe te rezultateve te kundershtareve qe ka me lart, Laçi dhe Kukesi. Takimi i Ballshit do te zhvillohet ne oren 15:00.
Ndersa ne Durres do te luhet nje tjeter sfide interesante. Erzeni do të pres Kastriotin i cili rikthehet te zbrese ne fushe. Skuadra e Xhevahir Kapllanit do te kerkoje kthimin te fitorja pas dy humbjeve rradhazi.
Kastrioti renditet i fundit, megjithate nuk eshte per t’u nenvleresuar pasi ata kane ditur te fitojne edhe ndaj ekipeve te medha. Takimi ne “Niko Dovana” do te nis ne oren 18:00.
Fatos LAMAJ