Saturday, September 28, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy duelet e radhës: Laçi-Teuta(16:00), Dinamo-Vllaznia(19:00)

Lexo

Ditën e sotme Superiorja do të vijë me 2 takime mjaft të luftuara. Pas Egnatia-Partizani të zhvilluar ditën e djeshme,sot do të jetë radha e Laçit dhe Teutës që në orën 16:00 të zbresin në fushën e lojës.

Kurbinasit pas situatës aspak të qetë në këtë sezon do të kërkojnë fitoren e parë sezonale ndaj durrsakëve. Ndërkohë nga ana tjetër “Djemtë e Detit” pas dy javëve të fundit ku kanë marrë vetëm 1 pikë kanë detyrim fitoren.

Në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena” ku Dinamo do të përplaset me Vllazninë. 2 ekipe mjaftë simpatike në këtë sezon do të vihen përballë njëra-tjetrës për 3 pikët e javës së 7-të të Superiores. Shkodrandët vijnë si kryesuesit e kampionatit,ndërsa përballë gjen “djemtë” e Ilir Dajës që në 4 ndeshjet e fundit nuk e njohin humbjen.

Dje

Egnatia-Partizani  0-2

Sot

Laçi-Teuta(16:00)

Dinamo-Vllaznia(19:00)

Nesër

Bylis-Elbasani(16:00)

Tirana-Skënderbeu(16:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img