Sunday, December 22, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të: Partizani-Egnatia dhe Skënderbeu-Tirana

Lexo

Ditën e sotme do të luhen dy takimet e mbetura të javës së 16-të të Superiores. Duele këto që marrin vëmendjen ditën e sotme, teksa do të luhet paralelisht në Tiranë dhe Korçë në të njëjtën orë 17:00.

Kështu në “Arenën e Demave” do të sfidohen mes tyre Partizani dhe Egnatia. Takim që vë përballë dy ekipet që tentojnë kreun e renditjes. Kryeqytetasit vijnë si kryesues i Superiores me 28 pikë,ndërsa kampionët i ndjekin nga pas me dy pikë më pak.

Mjaftë interesant është dhe fakti se kush do të vendos drejtësi në këtë takim interesant mes dy ekipeve kryesuese të kampionatit shqiptar. Deri më tani ende nuk është zbuluar asgjë ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që drejtësi të vendos njëri mes Juxhin Xhajës,Emanuela Rustës dhe Florjan Latës.

Paralelisht do të luhet edhe në Korçë. Skënderbeu do të presë Tiranën për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Te vendasit synojnë rikthimin te rezultatet pozitive pas largimit të Ivan Gvozdenoviç,teksa në stolin e tyre ulet Ernest Gjoka. Ky i fundit tenton fitoren në debutim,teksa nga krahu tjetër pas barazimit në derbi Gugash Magani nuk ka rrugë tjetër veçse 3 pikëve.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për arbitrat e kësaj ndeshjes,duke e vlerësuar maksimalisht. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji nga Elbasani,ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha nga Tirana dhe Ridiger Çokaj nga Lezha.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar elbasanasi Silvio Dyrmishi. Në dhomën e VAR në ndihmë të Jorgjit do të vijnë Olsion Yzeiraj nga Patosj dhe asistenti i tij,Kreshnik Cjapi nga Fieri.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img