Superiorja diten e sotme eshte “zjarr”. Dy takime shume te rendesishme dhe mjaft te luftuara do te luhen ne kuader te javes se 3-te te kampionatit. Ne fushe do te zbresin ekipet qe mbajne vendet e para ne tabelen e klasifikimit.
Gjithçka do te nis me duelin mes Tiranes dhe Skenderbeut,sfide qe starton ne oren 15:00 dhe luhet ne “Selman Stermasi”. Bardheblute pas barazimit me Teuten do te synojne qe te ndalin hapin e Skenderbeut. Nga ana tjeter korçaret jan me te motivuar se kurr per te mar nje tjeter 3 pikesh qe do i bente serish lider te klasifikimit.
Nderkohe ne oren 18:00 do te jete radha e skuadres tjeter kryeqytetase per te zbritur ne fushe dhe per te kerkuar 3 piket. Partizani ka udhetuar ne Shkoder per te sfiduar Vllaznine ne “Loro Boriçi”. Nje tjeter duel qe pritet te jete i luftuar,pasi te dyja ekipet kan pretendime te larta kete sezon.
Shkodranet do te kerkojne te rikthehen te fitorja ne kampionat pas barazimit me Erzenin javen e dyte e ndersa nga ana tjeter demat duan fitoren e dyte rresht ne kampionat. Kujtojme se te kuqte kan dhe nje ndeshje me shume per te luajtur,ate ndaj Teutës per llogarite e javes se pare,e cila u shty pa afat per shkak te pjesmarrjes se tyre ne Konference Lige.
Formacionet e mundshme:
Tirana-Skenderbeu
Tirana:Lika,Doka,Lulaj,Hoxhallari,Pergjoni,Jonuzi,Hila,Lushkja,Latifi,Hasani,Abazaj(Kaina) Trajner:Orges Shehi
Skenderbeu:Alia,Ramos,Prençi,Randi,Frasheri,Liço,Pecani,Rabiu,Shaqe,Rashica,Nikaj Trajner:Ivan Gvozdenoviç
Vllaznia-Partizani
Vllaznia:Qarri,Smajli,Pusi,Stojanoviç,Hakaj,Mala,Boshnjaku,Çeshmedjev,Gruda,Balaj,Çoba Trajner:Migen Memelli
Partizani:Hoxha,Hadroj,Bytyçi,Koçijan(Sota),Atanaskoski,Rrapaj,Murataj,Gueie,Taipi(Mehmeti),Cara,Bintsuka(Mba) Trajner:Zoran Zekiç
Fatos LAMAJ