Kukësi-Kastrioti dhe Vllaznia-Teuta, janë dy çifet e Kategorisë Superore që hapin sot ndeshjet e Javës së 20-të.
Dueli i parë starton në orën 13:45, kur në stadiumin “Arena Egnatia” do të përballen Kukësi-Kastrioti. Ndërkohë, pak më vonë, në 16:45, është radha e stadiumit “Loro Boriçi” të presë supersfidën, Vllaznia-Teuta. Dy skuadra këto që sezonin e kaluar luftuan për titullin deri në sekondat e fundit të krejt sezonit, ku pas barazimit me pikë, vetëm me dy gola më shumë plus i dhanë trofeun e titullit Teutës.
Përballja e sotme i gjen të dyja skuadra në pozita krejt ndryshe nga ajo e vitit të kalaur, që gjithësesi, Vllaznia qëndron më lart duke u renditur në vendin e katërt, ndërkohë që Teuta është dy vende më poshtë, në të gjashtin, por me 9 pikë më pak sesa Vllaznia.
Në të tilla kushte, sfida e sotme në “Loro Boriçi” pritet të ketë në fushë dy skuadra që kërkojnë tre pikët, kuqeblutë për të konsoliduar vendin e katërt, por pse jo edhe me oreks më lart në renditje, ndërkohë që për durrsakët nëse largohen me tre pikë sot nga Shkodra, I jep më tepër moral për të kërkuar minimalisht zonën europiane.
Dy përballjet e sotme të Javës së 20-të të Superiores
Kukësi-Kastrioti Ora 13:45
Vllaznia-Teuta Ora 16:45