E nisur dje me tre duelet e para: Bylis-Vllaznia(1-0), Laçi-Skënderbeu(1-2), Dinamo-Teuta(1-1), kategoria Superiore do të luaj ditën e sotme dy ndeshjet e fundit të javës së 33-të të kampionatit. Duele shumë të rëndësishme që marin vëmendjen kryesore të tifozëve.
Kështu në orën 17:00 do të sfidohen mes tyre Egnatia-Elbasani. Rrogozhinasit në “Egnatia Arena” do të kërkojnë fitoren për të blinduar vendin e parë,ndërsa skuadra e Ivan Gvozdenoviç për të shpresuar deri në fund te një vend në “Final-Four”.
Ndërkohë padiksutim që vëmendja kryesorë e të gjithë tifozëve do të jetë në “Arenën Kombëtare”. Në orën 20:00 do të luhet derbi i fundit i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit. Një takim që luhet për objektiva të ndryshme nga skuadrat e kryeqytetit.
Të kuqtë luajn për të blinduar vendin e tyre në “Final-Four”,ndërkohë për bardheblutë tre pikët jan shumë jetike për mbijetesën,pasi siç dihet aktualisht ndodhen në vendin e fundit me 32 pikë.
Dje
Bylis-Vllaznia(1-0)
Laçi-Skënderbeu(1-2)
Dinamo-Teuta(1-1)
Sot
Egnatia-Elbasani(17:00)
Tirana-Partizani(20:00)
Fatos LAMAJ