E nisur dje me tre përballjet e para, ku Vllaznia mundi në transfertë Bylisin 0-1, dhe dy barazimet pa gola, Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo, javë e shtatë e Kampionati “Abissnet Superiore” vijon sot me dy duelet e fundit.
Elbasani pret në “Elbasan Arena”, Vorën ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Vlorës, ku do të përballet me Flamurtarin. Që të dy takimet janë programuar të nisin në orën 17:00 dhe transmetohen direkt nga TVSH.
Pas ndeshjeve të djeshme, tabelën e klasifikimit e kryeson Vllaznia me 16 pikë, e ndjekur nga Egnatia me 14 pikë, ndërkohë që nga vendi i tretë deri në të pestin, janë Teuta, Elbasani dhe Dinamo me nga 11 pikë.
Kalendari i Javës së shtatë të Superiores
Dje
Bylis – Vllaznia 0-1
Tirana – Teuta 0-0
Egnatia – Dinamo City 0-0
Sot
AF Elbasani – FK Vora 17:00
Flamurtari – Partizani 17:00
Fatos LAMAJ



