Java e 21-të Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë Superiore fillon sot me dy duelet e para, Egnatia – Skënderbeu dhe Partizani – Vllaznia.
Çifti i parë Egnatia – Skënderbeu që do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” duke filluar nga ora 13:45 gara është mes dy skuadrave që luftojnë për mbijetese.
Ndërkohë, në çiftin tjetër, atë të orës 16:45 Partizani – Vllaznia që luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, beteja është për zonën europiane. Kuqeblutë e vendit të katërt në renditje me pesë pikë më shumë sesa Partizani kërkojnë pikët e qëndrueshmërisë në këtë pozicion, por gjithnjë me objktivin për të kapur Tiranën kryesuese. Ndërkohë, për të kuqtë e Partizani, ndeshja e sotme është për të marrë tre pikët që nëse arrihen ngushtojnë diuferencen me Vllazninë të dy pikë duke tentuar të rihapin garën për vendin e katërt.
Tre takimet e tjera të Superiores, Kastrioti-Tirana, Laçi-Kukësi dhe Teuta-Dinamo, luhen nesër me dy çiftet e para që nisin në orën 13:45 si dhe çifti i tretë i së dieles dhe i fundit për Javën e 21-të, Teuta-Dinamo duke filluar nga ora 16:45.
Ndeshjet e sotme të Superiores, Java 21-të:
13:45 Egnatia – Skënderbeu
16:45 Partizani – Vllaznia
Ndeshjet e nesërme të Superiores, Java 21-të:
13:45 Kastrioti-Tirana
13:45 Laçi-Kukësi
16:45 Teuta-Dinamo