Ballina Futboll Abissnet Superiore, sot luhen tre ndeshjet e javës së 29-të: Bylis –...

Abissnet Superiore, sot luhen tre ndeshjet e javës së 29-të: Bylis – Flamurtari(15:00), Teuta – Partizani(18:00), Vllaznia – Dinamo City(18:00)

E nisur dje me ndeshjen Elbasani-Egnatia, e cila u mbyll në barazim 0  me 0, java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” vijon sot me tre duele të tjera: Bylis – Flamurtari, Teuta – Partizani, Vllaznia – Dinamo City.

Bylis do të përballet me Flamurtarin në një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë maksimumin e pikëve. Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 15:00, në stadiumin “Adush Muça”.

Dy takimet e tjera të ditës së sotme luhen në të njëjtën orë, duke filluar nga 18:00. Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia kryesuese pret Dinamo City-n, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u përballur në stadiumin “Niko Dovana” me Teutën.

Ndeshja e fundit që mbyll javën e 29-të të Superiores është planifikuar të luhet të dielën e  22 marsit, me ndeshjen mes Tiranës dhe FK Vorës, që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ora 15:00.

Kalendari i Javës së 29-të të Superiores

Dje

AF Elbasani – Egnatia, 0-0

Sot

Bylis – Flamurtari(15:00)

Vllaznia – Dinamo City(18:00)

Teuta – Partizani(18:00)

Nesër

Tirana – FK Vora(15:00)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu