E filluar të premten dhe vijuar edhe të të shtunën, java e 29-të e Abissnet Superiore mbyllet sot me takimin e vetëm, Tirana-Vora, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi” prej orës 15:00.
Bardheblutë vijnë nga një fitore po në shtëpi me skuadrën e Bylis duke mar tri pikë të rëndësishme nga ajo përballje direkte për qëndrimin në Superiore teksa Vora u ndal javën e fundit nga Partizani në barazimin 2-2.
Për të dyja skuadrat takimi i sotëm është i një rëndësie madhore,duke parë dhe kalendarin e mbetur të këtij sezoni.
Skuadra e trajnerit Orges Shehi do bëj çmos të marrë fitoren e radhës po në kryeqytet për tu larguar nga zona e rënies,ndërsa miqtë e drejtuar nga Arjan Bellai vihen në testin e forcës për të mbajtur pozitën e play-off.
Vora e ka harruar shijen e fitores prej nëntë ndeshjesh dhe do kërkojnë kthesën ndaj 26 herë kampionëve të Shqipërisë,duke shfrytëzuar humbjen e Flamurtarit përballë Bylis,pasi diferenca mes Vorës dhe ballshiotëve është vetëm tre pikë.
Pikët janë detyrim për të dyja skuadrat dhe një frenim i radhës do ndërlikonte seriozisht objektivat e të dyjave për të qëndruar sërish mes më të mirave të kampionatit edhe sezonin e ardhshëm.
Kalendari i Javës së 29-të të Superiores
Të premten
AF Elbasani – Egnatia, 0-0
Të shtunën
Bylis – Flamurtari, 2-1
Vllaznia – Dinamo City, 0-0
Teuta – Partizani, 2-2
Sot(E dielë)
Tirana – FK Vora(15:00)
Fatos LAMAJ


