Tuesday, November 26, 2024

Abissnet Superiore-Sot tre duele, në Laç, Ballsh dhe Elbasan, spikat Laçi-Vllaznia

Lexo

Pas takimit të djeshëm, Egnatia-Teuta që përfundoi me fitoren e durrsakëve 1-2, Abissnet Superiore vijon sot me tre duele të tjera. Në garë tre çiftet, Laçi-Vllaznia, Bylis-Tirana dhe Partizani-Kastrioti.

Mes tyre spikat ballafaqimi që do të luhet në stadiumin e Laçit, kur kurbinasit vendas presin komshitë kuqeblutë, me një tip derbi verior që sa herë janë ndeshur në fushën e lojës kanë dhuruar emocione. Kuqeblutë kërkojnë tre pikëshin për të vijuar të jenë në mesin e skuadrave pretendente. Ndërkohë, edhe laçjanët, që si asnjëherë tjetër janë përfshirë në rezultate shumë të dobëta duke qënë në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, duan patjetër fitoren për të dalë nga kriza. Sfidën, Laçi-Vllaznia do ta gjykojnë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Arbër Zalla. I katërt: Daniel Vrapi. VAR Klodian Shahini-AVAR, Nertil Bregasi.

Paralelisht me ndeshjen, Laçi-Vllaznia që starton në orën 15:00, luhet në stadiumin “Adush Muça” edhe dueli tjetër  Bylis-Tirana. Me ballshiotët simpatikë të këtij sezoni që kërkojnë të sfidojnë kampionë në fuqi, Tirana.

45 minuta pas përfundimit të të dy ndeshjeve të para, Laçi-Vllaznia dhe Bylis-Tirana, nis në “Elbasan Arena” në orën 17:45, ndeshja Partizani-Kastrioti, e fundit për ditën e sotme për llogari të javës së tetë të Superiores.

Në takimin,  Bylis-Tirana do të gjykojnë: Klodjan Prenga, Ridiger Çokaj, Elvis Gjoka. I katërt: Erjon Bastari. VAR Kreshnik Bajramaj-AVAR, Albert Doda. Ndërsa, në ballalaqimin, Partizani-Kastroti, drejtësinë do ta vendosin këto gjyqtarë:

Ndërkohë, java e tetë mbyllet të hënën, me ndeshjen, Erzeni-Kukësi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img