Tuesday, December 2, 2025

Abissnet Superiore-Sot, tre duelet e fundit të javës së 13-të: Bylis – Dinamo City 13:30, Tirana – Egnatia 13:30, Flamurtari – FK Vora 16:30

Lexo

- Reklamë -spot_img

AF Elbasani – Partizani dhe Vllaznia – Teuta, janë dy duelet e para të javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar “Abissnet Superiore”, të cilat do të luhen sot.

Dy sfida shumë të rëndësishme, të të cilat nisin që të dyja në orën 18:00, kun ë “Loro Boriçi”, kuqeblutë luajnë për kreun dhe durrsakët për një vend të katërshën e parë. Edhe në “Elbasan Arena” luhet për kreun e renditjes kur vendasit bashkëkryesojnë me Vllanzinë, ndërkohë që Partizani me një paraqitje të mirë të javëve të fundit ka nisur ritjen në tabelë.

Tre takimet e tjuera, luhen të shtunën ku Dinamo City ballafaqohet në transfertën e Ballshit kundër Bylisit në ora 13:30. Në po të njëjtën orë, Tirana pret Egnatian në “Selman Stërmasi”.

Sfida përmbyllëse e javës do të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vorës. Ndeshja është programuar të luhet në ora 16:30.

Kalendari i Javës së 13-të Abissnet Superiore

Sot

AF Elbasani – Partizani             28.11.2025 18:00

Vllaznia – Teuta                             28.11.2025 18:00

Nesër

Bylis – Dinamo City                     29.11.2025 13:30

Tirana – Egnatia                             29.11.2025  13:30

Flamurtari – FK Vora                   29.11.2025 16:30

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img