Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Abissnet Superiore vjen sot me tre ndeshjet e para të javës së 17-të. Në orën 13:30 do të luhen 2 takime. Egnatia do të pres Skënderbeun në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit pas barazimit me Partizanin ndaj korçarëve synojnë rikthimin te fitorja. Ndërkohë nga krahu tjetër Ernest Gjoka kërkon 3 pikët e para me Skënderbeun.
Paralelisht do të luhet edhe në Kurbin. Laçi do të pres Dinamon e Ilir Dajës për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Skuadra e Morieros synon një tjetër fitore në shtëpi për t’iu larguar fundit të klasifikimit, ndërsa dinamovitët tentojnë fitoren e 3-të rresht në kampionat.
Po ditën e sotme do të luhet edhe përballja mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Kjo sfidë do të luhet në “Loro Boriçi” në orë 16:30. Një duel direkt mes dy ekipeve, ku shkodranët kërkojnë të mbajnë vendin e tyre në “Final-Four”,ndërsa te verdheblutë synon të debutojë me fitore Ivan Gvozdenoviç.
Fatos LAMAJ