Kategoria Abissnet Superiore luan sot tre ndeshjet e para të Javës së 24-të. Derbi kryeqytetas Partizani-Tirana, pritet të ndiqet nga një numër rekord tifozësh të të dy klubeve përkatëse. Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” duke filluar nga ora 13:30.
Dy ndeshjet e tjera, Elbasani-Egnatia dhe Vllaznia-Bylis, janë planifikuar të luhen në orën 17:00. Ndërkohë, dy përballjet e fundit të javës së 24-të janë planifikuar të luhen pasditen e së hënës. Skënderbeu do të pres Laçin në shtëpi në ora 17:00. Edhe sfida Teuta-Dinamo,do të luhet në orën 17:00. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Sot
Partizani-Tirana(13:30)
Elbasani-Egnatia(17:00)
Vllaznia-Bylis(17:00)
Nesër
Skënderbeu-Laçi(17:00)
Teuta-Dinamo(17:00)
Fatos LAMAJ