Kategoria Abissnet Superiore, luan sot 3 ndeshjet e para të javës së shtatë. Ato nisin që në orën 15:00, me çiftin Tirana-Laçi, takim që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Po në të njëjtën orar, 15:00, Erzeni pret Egnatian, ndeshje e cila luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit për shkak se shijakasve për momentin i mungon fusha me parametrat e kërkuara nga FSHF.
Ndërkohë, ajo që pritet me shumë interes është sfida që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe Partizanit mysafir. Dueli që është programuar të nisë në orën 17:45, konsiderohet si kryendeshja e javës së shtatë, pasi përpos traditës së mirëfilltë të të dy kluveve në vite, aktualisht Partizani është në krye të klasifikimit me dy pikë më shumë sesa Vllaznia e vendit të pestë.
Ndaj, përballja e sotme, është një mundësi e mirë për kuqeblut, qaë në rast fitoreje të përmbysin Partizanin në renditje. Ndërkohë, në arst të kundërt, një fitore e të kuqve, e thellon diferencën me Vllazninë duke vijuar të mbajë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.