E filluar ditën e djeshme me dy duelet e para, ku Kukësi mundi Lacin në shtëpi me rezultatin 1 me 0 dhe me të njëjtin rezultat Partizani fitoi derbin kryeqytetas ndaj Tiranës 0-1, javë e 15-të e kategorisë Abissnet Superiore vijon sot me tre sfidat e tjera. Ndeshje këto që mbyllin edhe programin e kategorisë Superiore për vitin kalendarik 2022.
Ato fillojnë që prej orës 13:00, ku Erzeni pret në “Niko Dovana” Bylisin, për të vijuar me të njëjtën orë, në stadiumin e Kamzës, Kastrioti-Egnatia dhe për ta mbyllur me orën 15:45, me duelin, Vllaznia-Teuta.
Padyshinj që ballafaqimi në stadiumin “Loro Borici” është më i spikaturi. Një sfidë mes dy skuadrave tbelës së klasifikimit dhe në rrezik serioz për rënien nga Superiorja.
Të mërkurën: Kukësi-Laci 1-0, Tirana-Partizani 1-0
Sot: Erzeni-Bylis, Kastrioti-Egnatia, Vllaznia-Teuta