Diten e sotme ne oren 14:00 do te zhvillohet ndeshja midis Vllaznise dhe Tiranes ose siç njihet ndryshe, Klasikja. Ndeshja e vlefshme per javen e 8-te te Superiores do te zhvillohet ne “Kukes Arena”.
Tirana qe nuk do te udhehiqet me nga Orges Shehi,por nga Julian Ahmataj do te kerkoje kthesen ne kete sfide,pasi vjen pas dy humbjeve radhazi. Respektivisht me Erzenin dhe Laçin,te dyja ne shtepi.
Ne krahun tjeter Vllaznia vjen pas humbjes me Egnatian ne “Loro Boriçi” dhe barazimit me Dinamon ne “Elbasan Arena”. Tirana aktualisht eshte ne vendin e 4-te me 10 pike,ndersa shkodranet mbajne vendin e 5-te me 1 pike me pak.
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe dhe FSHF i beson kete ndeshje delikate arbitrit me te mire te momentit ne Shqiperi Enea Jorgji nga Elbasani i cili si asistent te tij do te kete Denis Rexhen nga Tirana dhe Ridiger Çokajn nga Lezha ndersa arbiter i katert eshte caktuar Florjan Lata nga Durresi. Ne sistemin Var do te jete Kreshnik Barjamaj nga Tirana ndersa ne Avar eshte vendosur Orlando Kuka po nga Tirana. Delegat i kesaj klasikeje eshte caktuar Uvil Zajmi nga Tirana ndersa Vezhgues do te jete Albano Janku nga Tirana.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 8-të të Superiores
Dje
Egnatia-Dinamo, 3-0
Sot
Vllaznia-Tirana, ora 14:00
Nesër
Laçi-Skënderbeu, ora 14:00
Partizani-Kukësi, ora 18:00
Teuta-Erzeni, ora 18:00
Fatos LAMAJ