Tirana U15-Vllaznia U15, 5-3(Shënues: Rahul Hakaj(3), Erikson Lepuri(2)/Daniel Marku(2), Sebastian Gjeka 22’
Ndeshja që vendosi fatin e titullit kampion për 15-vjeçarët e kategorinë Abissnet Superiore, ishte ajo e luajtur në fushën “Skënder Halili” të kryeqytetit, në mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Plot 8 gola prodhoi kjo sfidë, 5 në portën e Vllaznisë dhe 3 në atë të Tiranës, duke nxjerrë fitues bardheblutë që i gëzohen titullit kampion “Abissnet Superiore” U-15 për edicionin 2024-2025. Për Tiranën, golat u shënuar nga Rahul Hakaj 3, si dhe Eikson Lepuri 2, ndërsa për kuqeblu, golat mbajnë firmën e Daniel Marku, Sebastian Gjeka.
Me këtë fitore, Tirana U-15 e mbyll kampionatin në vendin e parë me 41 pikë duke siguruar titullin kampion.është shpallur kampione e kampionatit për të tretin vit radhazi. Ndërkohë, Vllaznia U15, e drejtuar nga trajneri Amarildo Belisha, mbetet në vendin e dytë të renditjes.
Pas përfundimit të ndeshjes, në “Skënder Halili” u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut nga FSHF. Specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Neritan Koçi, i dorëzoi medaljet dhe trofeun skuadrës kampione të Tiranës.