Abissnet Superiore zhvillon sot dy ndeshjet e javës së 21-të

Abissnet Superiore do të zhvillojë dy ndeshje të javës së 21-të të saj. Të dyja takimet e parashikuara për t’u zhvilluar ditën e sotme do të startojnë në 13:00.

Laçi pret Egnatian në stadiumin e “Laçit”. Rrogozhinasit vijnë pas 5 javësh pa fitore dhe ndaj kurbinasve synojnë të bëjnë kthesën. Nga krahu tjetër bardhezinjtë kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive. Vetëm 2 pikë i ndajnë dy ekipet mes tyre dhe sfida e sotme është një mundësi për të lënë prapa në renditje një kundërshtarë.

Nga ana tjetër luan Kukëksi-Kastrioti në të njëjtën orë. Verilindorët në “Kukës Arena” do të synojnë 3 pikët ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesën. Rrahman Hallaçi  nuk “toleron” më gabimet pas humbjes në Shkodër, ndërsa krutanët do të kërkojnë të mos dalin pa pikë nga transferta kuksiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu