Wednesday, November 27, 2024

Ada, gjen trajnerin e ri. Drejtimin e velipojakëve e merr Florjan Frroku. Debutimi të martën ndaj Sopotit kryesues

Lexo

Periudha e ndërrimit të viteve pati një lëvizje në stafin teknik të Adës së Velipojës. Trajneri i mëparshëm që drejtoi skuadrën velipojake në pjesën e parë të sezonit, Altin Xhahysa, u largua për arsye personale nga posti i trajnerit.

Pas disa takimeve dhe konsultave me komunitetin e trajnerëve shkodranë, presidenti i KF Ada Velipojë, Alfred Pjetri, vendosi t’ia besojë drejtimin e skuadrës një trajneri të ri.

Bëhet fjalë për 30-të vjeçarin, Florjan Frroku, i cili për një periudhë të gjatë kohore ka qënë futbollist i të gjithë ekipeve të Akademisë së Futbollit Vllaznia. Ndërkohë, që pas liçensimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, Frroku ka vijuar punën  e tij si trajner pranë Akademisë së Futbollit Dom Bosko duke drejtuar ekipet e grupmoshave, U15-U17-U19.

Emërimi në krye të Adës së Velipojës, skuadrës që luan në grupin A të Kategorisë së dytë, vjen në një momet kur pas dy ditësh, velipojakët do të luajnë ndeshjen zyrtare me ekipin kryesues të grupit, Sopotin e Librazhdit.

Në një prononcim të shkurtër për Veriu Sport, trajneri Frroku shprehet i kënaqur me marrjen e detyrës së re, ndërkohë që falenderon presidentin Alfred Pjetri për besimin e dhënë.

Sa i takon ndeshjes të së martës, Ada-Sopoti, e planifikuar të luhet në fushën sportive të Velipojës prej orës 13:00, trajneri Frroku, e konsideron ndeshje shumë të vështirë, pasi në fushë do të jetë Sopoti kryesues i kampionatit me 19 pikë me Aden pritëse të vendit të parafundit me vetëm 1 pikë. Megjithatë, duke shpresuar edhe në mbështetjen e tifozërisë velipojake, Froku beson se Ada nuk do të dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img