Tuesday, December 2, 2025

AF Elbasani e nis me fitore sezonin e ri të Superiores. Vendos autogoli i ish-lojtarit të Real Madrid, Hose Rodriges!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani-Flamurtari  1-0(Shënues: 34′(ag) Hoze Rodrigez)

Elbasani e nis me fitore sezonin e ri në Abisnet Superiore. Ekipi verdheblu fitoi 1-0 ndaj Flamurtarit,në një ndeshje të kujdeshme të zhvilluar nga ekipi i Gvozdenoviç. Në 15 minutat e para munguan rastet e rrezikshme, me Flamurtarin që u munda të qarkullonte topin. Megjithatë momenti më i rëndësishëm do të vinte në minutën e 34-të kur Hose Rodriges,ish-futbollist i Real Madrid shkakton autogol duke mos u kuptuar me portierin Aleksovksi.

Në pjesën e dytë Flamurtari u mundua në disa momente të ishte rivalizues me sulmuesit Ememe dhe Maksuti,por mbrojtja dhe portieri i Elbasanit Janacek u treguan në lartësinë e duhur duke mbajtur portën e paprekur. Një fitore që vlen shumë për besimin e Elbasanit në javët në vazhdim,ndërsa te Flamurtari kan shumë punë për të bërë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img