Friday, March 20, 2026

AF Elbasani – Egnatia, sot, dueli i parë i javës së 29-të Abissnet Superiore. Ora 19:00 në “Elbasan Arena”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani-Egnatia, ëstë çifti i parë i javës së 29-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Dueli në fjalë është planifikuar të luhet sot(e premte), ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Një sfidë kjo që premton spektakël mes dy skuadrave që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë të renditjes së Superiores.

Takimet e tjera të kësaj jave vijojnë të shtunën dhe të dielën.

E shtuna sjell përballje të rëndësishme. Bylis do të përballet me Flamurtarin në një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë maksimumin e pikëve. Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 15:00, në stadiumin “Adush Muça”.

Vllaznia kryesuese do të presë në shtëpi Dinamo City-n, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën. Të dyja këto sfida do të luhen në ora 18:00.

Java do të mbyllet të dielën, më 22 mars, me ndeshjen mes Tiranës dhe FK Vorës, që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ora 15:00.

Kalendari i Javës së 29-të të Superiores

Sot

AF Elbasani – Egnatia, 20.03.2026, ora 19:00, “Elbasan Arena”

Nesër

Bylis – Flamurtari, 21.03.2026, ora 15:00, “Adush Muça”

Teuta – Partizani, 21.03.2026, ora 18:00, “Niko Dovana”

Vllaznia – Dinamo City, 21.03.2026, ora 18:00, “Loro Boriçi”

Pasnesër

Tirana – FK Vora, 22.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img